“Disa fqinjë janë kundër anëtarësimit”, Prenkaj: Sa vota ka të sigurta Kosova deri më tani në favor të saj

schedule16:30 - 16 Prill, 2024

schedule 16:30 - 16 Prill, 2024

Këshilli i Evropës do të votojë raportin e Dora Bakoyannis, që i hap rrugë hyrjes së Kosovës si anëtare e këtij institucioni. Komiteti për Barazi dhe Mosdiskriminim, po diskuton raportin për aplikimin e Kosovës në Asamble. Ndërkohë, porti i Dora Bakoyannis, duhet të marrë 2/3 e votave të anëtarëve e prezentë.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ambasadori Albert Prenkaj, ka disa shtete fqinje që janë kundër anëtarësimit.

Sipas tij, duhet të kemi parasysh edhe letrat e dërguara nga presidenti i Serbisë, Vuçiç dërguar shteteve të ndryshme.

“Po të shohim pak mbrapa, Kosova është përpjekur që të punojë për anëtarësimin në Këshillin e Europës që herët dhe qeveritë e kaluara janë përpjekur që të përafrohen gradualisht në procedura dhe në proces për anëtarësimin në Këshillin e Europës. Mirëpo, kjo qeveri e ka shfrytëzuar bagazhin e deriatëhershëm të përafrimit të Kosovës përmes përfaqësuesve tanë diplomatikë, por dhe nëpërmjet shteteve mike të Kosovës. Tani kemi kaluar fazën e parë, jemi në fazën e dytë në Asamblenë e Këshillit të Europës. Më duhet të theksoj se gjatë kësaj faze kemi pasur disa shtete mike dhe fqinje që nuk kanë votuar pro Kosovës, si Mali i Zi. Sot pritet debat, ku mund të marrim pjesë përfaqësues të parlamentit të Kosovës atje. Duke pasur parasysh, ndërhyrjen e kryeministrit Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, gjasat janë dhe pse kryeministri i Maqedonisë së Veriut pohoi se do ta përkrah Kosovën atje, duhet të kemi parasysh që në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kemi përfaqësimi politike, të djathtat dhe të majta.

Nga ana tjetër kemi dhe përfaqësimin e Spanjës, e cila nuk do ta përkrah Kosovën që të anëtarësohet në Këshillin e Europës, por duhet të kemi parasysh dhe 14 letrat e dërguara nga presidenti i Serbisë, Vuçiç dërguar shteteve të ndryshme, një prej të cilave është dhe Hungaria. Po ashtu kemi dhe Sllokavakinë, e cila nuk e njeh Kosovën dhe partitë politike të saj nuk kanë qenë përkrahëse”, u shpreh Prenkaj.

I pyetur nga gazetarja Linda Karadaku se sa vota ka të sigurta deri më tani në favor të anëtarësimit të Kosovës, ai tha:

“Kemi pasur 30 vota solide, në krahasim me katër apo pesë vota kundër dhe ndonjë absestenim. Nëse shkohet në këtë frymë, atëherë unë besoj që Kosova mund të marr numrin mjaftueshëm apo të duhur të  votave për ta kaluar këtë fazë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!