Në çmendurinë e shpenzimeve në dy sesionet e fundit të merkatos, ai i kushtoi “Bluve” të Chelsea, më pak se të gjithë, me “gjigantët” e Londrës, që shpenzuan diçka më shumë se 40 milionë paund për të transferuar një talent special, si Cole Palmer, nga “Qytetarët” e Manchester City, ku nuk ishte hapësirën e duhur, në formacionin titullar.
Nën urdhërat e teknikut, Pep Guardiola, sulmuesi, atëherë 19-vjeçar, kishte dhënë vetëm disa shenja të talentit të tij dhe për këtë arsye, kjo blerje u cilësua si një “bast i vështirë”, megjithatë krejt e kundërta ka ndodhur në “Stamford Bridge”, teksa që në sezonin e parë me “Blutë” e Chelsea, ai ka treguar se ia ka vlejtur çdo qindarkë e shpenzuar për të. Asnjë ekzagjerim, pasi numrat nuk gënjejnë.
Palmer vendosi një rekord personal në ndeshjen e fundit të Premier League, duke shënuar katër gola në fitoren 6-0 të londinezëve kundër Everton, padyshim kjo një arritje spektakolare, që do ta kishin zili “yjet” më të mëdhenj të futbollit
Falë këtij “pokeri” personal, Palmer ka arritur të ngjitet në podiumin e golashënuesit më të mirë të Premier League. Në të njëjtin nivel është ish-shoku i tij në “Etihad”, “Vikingu”, Erling Haland, por Palmer është i favorizuar për shkak të 9 asistimeve.
Paraqitjet në këtë sezon i “dhuruan” grumbullimin e parë me Kombëtaren e Anglisë në miqësoret e marsit, ndërsa vlera e tij në tregun e futbollit është rritur ndjeshëm. Kështu, ai që ishte një “bast në merkato” është kthyer në një goditje të vërtetë për “Blutë” e Chelsea dhe nga ana tjetër, City dhe Guardiola ndoshta duhet të jenë penduar që e lanë të ikte. /i.m /abcnews.al