Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndarë detaje nga takimi me përfaqësuesin specialet të BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.
Vuçiç është shprehur se ka një bisedë e vështirë pasi në fokus të takimit ishte situatë me Kosovën, por edhe për Republikën Srpska.
“Situata është e vështirë si për Kosovën, ashtu edhe për Republikën Srpska, mund të them më shumë se vështirë. Pasi sa vjen e më shumë situata po ndërlikohet”, ka thënë Vuçiç.
Më tej është ndalur edhe tek Rezoluta për Srebrenicën, duke thënë se nuk e kupton pse vende si Gjermania dhe SHBA-ja duan që Rezoluta për Srebrenicën të miratohet në OKB, sepse, siç shtoi ai, ajo ndan popujt e Ballkanit dhe të kthen pas te e kaluara.
/abcnews.al/