Osmanologu Ermal Nurja tha në emisionin “Pas Mesnate” se shqiptarët u myslimanizuan për pushtet dhe para. Ai e vlerësoi perandorinë osmane me notën 8, pasi i dha zhvillim ekonomisë me taksa të ulëta.
Nurja tha se nuk është dakord me atë grupim që kërkon ta vlerësojë me notën maskimale 10 ose me notën minimale 2, pasi në të dyja qasjet nuk janë të drejta nga aspekti i objektivitetit historik.
“Fuqitë e mëdha kishin vendosur që të jetonin kështu dhe në këtë realitet ata do të fillonin që të mbanin qendrimin që ishte më në përshtatje të statusit të tyre dhe të ardhmes së tyre.
Unë personalisht deri më tani perandorisë osmane i jap notën mesatare 8 në përgjithësi. Normalisht që ka dy prirje, të cilat janë më shumë të natyrës subjektive, i cili thotë që jo dhe perandorisë osmane t’ia rrisim vlerat dhe t’i japim notës 10. Por ka dhe një drejtim tjetër, i cili kërkon që t’ia uli notën, madje, ky grup nga që do që t’ia uli shumë notën, që nga teta do ta çoj në 4, ose në dysh fare, në të dyja qasjet nuk janë të drejta nga aspekti i objektivitetit historik”, deklaroi ai./abcnews.al

