Inspektimet në strukturat hoteliere për sigurinë e pajisjeve nën presion dhe certifikimin e sistemit elektrike kanë vijuar në zonën e Velipojës.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerim për ato subjekte që nuk përmbushin kushtet e sigurisë.
Për të shmangur problematikat në prag të sezonit turistik kontrollet parashikohet të përfundojnë brenda këtij muaji.
Subjekteve iu kërkua që të përgatisin një dosje teknike ku të detajohen të gjitha kushtet e sigurisë për përdorimin e bombolave të gazit dhe sistemit elektrik.
/abcnews.al/