Prokuroria e Posaccme ka shtuar dy akuza të reja për ish-zëvëndës kryeministren Belinda Balluku.
Krahas akuzës së shkeljes se barazisë në tendera apo ankande publike për të cilën Balluku është marrë e pandehur, SPAK ka shtrirë hetimet edhe në dy vepra të tjera penale që dyshohet se janë kryer nga Balluku.
Prokuroria komunikoi zyrtarisht se po heton edhe veprën penale korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Gjithashtu, me kërkesë të SPAK, GJKKO ka sekuestruar një vilë në Gjilekë që i përket igli Tares, i cili po merret aktualisht në pyetje në prokurori./abcnews.al


