Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e së shtunës në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”. Një automjet tip “Toyota” është përplasur me një motor që drejtohej nga një 62 vjeçar.
Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al



