“Krenar për Shqipërinë”, Rama me Macron: Pro Francës, pro Evropës

schedule15:24 - 12 Prill, 2024

schedule 15:24 - 12 Prill, 2024

PARIS- Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me presidentin francez Emmanuel Macron nga Parisi, vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe që tashmë janë në një tjetër nivel.

Rama i shprehu mirënjohje presidentit Macron për vizionin e tij për një Europë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor. Më tej kreu i qeverisë tha se është krenar për Shqipërinë e ditëve të sotme, teksa shtoi se të jesh pro Francës do të thotë të jesh pro Evropës dhe anasjelltas.

Po vij nga një përvojë e dendur para disa minutash. Një ceremoni që nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time që u nënshkrua me mbërritjen time në Francë në fillim të viteve ’90. Kur vija nga aeroporti mbajta radhën gjatë për të marrë një taksi. Pastaj jetova ato vështirësitë e mëdha të asaj kohe për të gjithë ata dhe ato që vinin nga Shqipëria, sepse Evropa nuk ishte e lehtë për ne në ato kohë. Mendova se kisha parë gjithçka deri mbërrita një ditë i shoqëruar për të ardhur në këtë pallat për të marrë legjinin e nderit. Por sot jam shumë krenar, jo për veten, por për Shqipërinë, për këtë miqësi. Ishte hera e parë në historinë tonë diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritet në këtë mënyrë.

Sot jam vërtet shumë krenar, jo për veten, por për Shqipërinë, për këtë miqësi mes Shqipërisë dhe Francës, është për herë të parë në marrëdhëniet tona që një përfaqësues i shtetit Shqiptar të pritet në këtë mënyrë. Ju falënderoj me zemër pasi do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kët5u bëmë pak shaka për ambasadën, në vitet ’90 ishin pak njerëz, ndërsa sot janë shumë më tepër. Sot ka shumë njerëz në Shqipëri, ky është një revolucion. Dua të të falënderoj për dy gjera, e para për vizionin që e ke shtyrë këtë valë të re të afrimin ndërmjet vendeve të Ballkanit, duke e vënë në tryezë. Ne jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë dhe plani i ri i rritjes që u miratua nga Parlamenti Evropian shkon në këtë drejtim. Në Evropë e fortë, e bashkuar, që nuk mbetet peng i mënyrave të vjetra të integrimit. Sot jemi në një situatë krejt ndryshe, shumë më pozitave. Po ashtu dua të të falënderoj për vizitën në Shqipëri, ka pasur një vijim që na ka prekur pasi ka projekte, gjëra që po marrin formë. Tani kemi një vizion të ri të punës së përbashkët ku kanë nisur investime të mëdha dhe financimi Francës për dy parqet fotovoklanike. Sigurisht që duam të bëjmë më shumë dhe do bëjmë më shumë. Do të presim me krahë hapur çdo gjë që vjen nga Franca. Kur Franca mbërrin n7uk është vetëm çështje parash, por diturie dhe kulture. Të kesh më shumë Francë në Shqipëri do të thotë të kesh më shumë burime, rritje.“, tha kreu i qeverisë.

Sakaq kryeministri Rama tha se nëse Franca do të ketë në një moment një problem, mos të ngurojë që të thërrasë një shqiptarë.

Të jesh pro francez do të thotë të jesh pro evropian, nëse je pro evropian, je pro farcës dhe anasjelltas. Do të japë mundësinë për të pasur më shumë Francën në Shqipëri. Kjo për të treguar se Franca nuk është vetëm një vend që e shohim me admirim, Franca do bëjë pjesë e së ardhmes sonë e jo vetëm si frymëzim. Mund t’ju them vetëm faleminderit me zemër, faleminderit në emër të shqiptarëve. Sot ata e kuptojnë pse Shqipëria ka një mik tjetër të afërt. Ne shqiptarët nuk jemi të mëdhenj, por kemi  aftësinë e besnikërinë, nëse një ditë do keni nevojë dikë për të qenë me ju, thërrisni një shqiptar dhe ai do të vijë.”, shtoi Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!