‘Nuk mund të marr frymë’, momentet e fundit të afro-amerikanit që vdiq në paraburgim në Teksas

schedule09:28 - 12 Prill, 2024

schedule 09:28 - 12 Prill, 2024

Pak minuta para se të vdiste në një spital ku ishte dërguar gjatë kohë që ishte në paraburgim, 41-vjeçari Kenneth Knotts po kërkonte me dëshpërim ujë dhe bërtiste se nuk mund të merrte frymë, ndërsa të paktën tre oficerë policie e po mbanin me forcë në përpjekje për ta ndaluar.

Një video tronditëse e publikuar vetëm në 24 orët e fundit tregon momentet e fundit të afro-amerikanit i cili vdiq më 29 nëntor 2022 në një spital të Dallasit, si pasojë e atakut kardiak.

Sipas New York Post, një mjek arriti në përfundimin se oficerët ishin përgjegjës për vdekjen e Knotts.

Megjithatë, zyrtarët kanë deklaruar më herët se shkaku i vdekjes nuk mund të përcaktohet dhe spitali ku ndodhi ngjarja ka refuzuar prej kohësh të publikojë videon në fjalë apo emrat e oficerëve të përfshirë.

Eric Garner dhe George Floyd, dy afro-amerikanë të tjerë humbën jetën në duart e oficerëve të policisë, duke shkaktuar një valë zemërimi në Shtetet e Bashkuara.

/abcnews.al