Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Arrestohet autori i dyshuar i krimit në Lushnje, policia: Tentoi të largohej me automjetin e vëllait

schedule22:07 - 24 Gusht, 2026

schedule 22:07 - 24 Gusht, 2026

Arrestohet autori i ngjarjes së rëndë në Lushnje.

Rreth orës 21:20, shtetasi 45 vjeç, dyshohet se ka goditur me një send metalik prerës, sqepar, nënën e tij, 80 vjeçe, Fanije Dalladaku. Si pasojë e plagëve të marra, e moshuara ka humbur jetën.

Gjatë ngjarjes, 45-vjeçari goditi edhe babain e tij,  77 vjeç. I moshuari Hasan Dalladaku pas plagëve u transportua në spital.



Sipas informacionit paraprak të Policisë, motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. Florion Dalladaku dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë

Kapet një orë pas ngjarjes autori i dyshuar i vrasjes së nënës dhe i plagosjes së babait.

Autori i dyshuar u kap duke drejtuar automjetin e vëllait, në tentativë për të dalë nga qarku Fier.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Zhymë, Lushnjë, ju informojmë se:

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta të Policisë rrethuan zonën, ngritën pika kontrolli dhe u vunë në ndjekje të autorit, i cili paraqiste rrezikshmëri edhe për banorët e tjerë.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit të shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë i mundur lokalizimi i autorit të dyshuar, pranë Spitalit Memorial, Fier, dhe vënia në pranga e tij, rreth një orë pas ngjarjes.

Shtetasi F. D., 45 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me automjetin që drejtonte, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!