Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Një “shqiptar” mund një “maqedonas”/ Dudajev, kampion i Mesdheut në stilin e lirë të mundjes

schedule23:40 - 24 Gusht, 2026

schedule 23:40 - 24 Gusht, 2026

Nuk është e para në histori, por e para këtë edicion.

Shqipëria e fitoi medaljen e artë në Lojrat Mesdhetare që zhvillohen në Taranto të Italisë, dhe meritën e madhe për këtë e pati Islam Dudajev.

Po, po!



Pikërisht mundësi i natyralizuar i ardhur nga Dagestani shkëlqeu fort në tapet duke mundur rivalin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Fati Vejseli, në finalen e peshës 74 kg në stilin e lirë.

Suksesi ishte 4-0, pra dominim i plotë ndaj një rivali të fortë e luftarak, duke konfirmuar atë nivel që e pati në Lojrat Olimpike në Paris 2024, duke I dhënë Shqipërisë medaljen e parë në histori nëpër Olimpiada.

Dudajev e nisi konkurrimin në Taranto me fitoren e thellë 11-2 ndaj Egzon Xhonit, shqiptarit tjetër që kishte fanelën e Kosovës.

Më pas, ia doli tepër bindshëm ndaj grekut Ioakemidhis me fitoren 10-0, ndërsa në gjysmëfinale mundi përfaqësuesin e Spanjës, Motaginia me shifrat 3-1.

Finalja nuk ishte problem dhe 31-vjeçari mori një tjetër medalje për Shqipërinë, pas titullit të kampionit të Europës në 2024, dhe medaljeve të bronzit në Europian dhe Lojrat e kaluara Mesdhetare në Oran.

Mundësi tjetër I Shqipërisë, Zelihan Abakarov, humbi finalen e peshës deri 65 kg, po në stilin e lirë, ndaj turkut Duman, duke fituar medaljen e argjedit.

Kombëtarja shqiptare ka 3 medalje në Taranto 2026, dhe të gjitha në mundje, pasi të parën e fitoi këtë të diel Ardit Zeneli në stilin greko-roman.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!