Shkon në 33,545 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, që nga fillimi i luftës që përkon me datën 7 tetor të vitit të kaluar. Po ashtu janë plagosur 76,094 palestinezë.
Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza e bëri deklaratën pasi sulmi vdekjeprurës izraelit në Gaza hyri në ditën e tij të 188-të.
Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar i Hamasit, për të cilin Tel Aviv thotë se vrau afro 1200 njerëz.
Lufta izraelite në Gaza ka shtyrë 85% të popullsisë së territorit në zhvendosje të brendshme mes mungesës akute të ushqimit, ujit dhe ilaçeve, ndërsa 60% e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Aviv-in të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.
Armiqësitë kanë vazhduar të pandërprera, megjithatë, dhe dërgesat e ndihmave mbeten mjerisht të pamjaftueshme për të trajtuar katastrofën humanitare. /abcnews.al