Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka pritur në një takim kryeministrin japonez Fumio Kishida. Presidenti amerikan e ka cilësuar kryeministrin japonez një lider vizionar dhe të guximshëm, gjithashtu foli edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Biden shtoi se aleanca mes SHBA dhe Japonisë është e pathyeshme.
Nga ana e tij kryeministri japonez, Fumio Kishida tha se bashkëpunimi mes vendeve do të vazhdojë të zhvillohet dhe të forcohet.
/abcnews.al/