Dezinformimi, të enjten në Kuvend/ Deputeti i PS: Jemi të vonuar për të ndaluar shpifjen

schedule18:37 - 10 Prill, 2024

schedule 18:37 - 10 Prill, 2024

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ka folur për ngritjen e Komisionit për dezinformimin, i cili do të jetë pjesë e agjendës për seancën parlamentare të së enjtes.

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krrashi në një bisedë për “Special Report” në ABC News, u shpreh se komisioni i dezinformimit është i vonuar për të ndalur shpifjen, pasi Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Nuk mund të spekuloj se deri ku mund të shkojë. Jemi shumë të vonuar për të ndaluar shpifjen pasi jemi vend kandidat për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Të mos harrojmë që ky është një vit parazgjedhor. Ne e quajmë gjë të thjeshtë, por dezinformimi e dëmton demokracinë. Publikojnë lajme aspak të vërteta. Është dhe një lloj komunikimi publik, ne jemi ende në fazën e konceptimit. Ka nevojë për rregullim të drejtë legjislativ, ky është synimi për këtë proces”, tha deputeti i PS. /abcnews.al