Sipas policisë, të paktën 36 persona kanë vdekur në Peru pasi një autobus ra nga një shkëmb.
Mjeti po udhëtonte në një pjesë të rrugës të njohur si “Kthesa e Djallit” me 57 pasagjerë në të.
Thuhet se autobusi ra nga një lartësi prej 80 metrash në plazhin shkëmbor të Limas. Deri më tani raportohet të kenë shpëtuar 8 persona, por me plagë të rënda dhe në gjendje kritike për jetën.
Pasagjerët po ktheheshin në kryeqytetin peruvian pas ditëve të festimeve për vitin e ri./abcnews.al
Autobusi bie nga shkëmbi, 36 të vdekur
schedule10:03 - 3 Janar, 2018
schedule 10:03 - 3 Janar, 2018