Hedhja sërish e shortit ka nxjerrë listën e dytë të drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës që do t’i nënshtrohen vettingut.
Lista është publikuar në faqen e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ku theksohet se emrat kanë dalë pas hedhjes së shortit.
Lista e parë doli në korrik të këtij viti dhe përbëhej kryesisht nga drejtues të lartë të policisë në Tiranë dhe rrethe.
Sipas ligjit për vettingut, çdokush që do të zbulohet se ka lidhje me krimin do të përjashtohen përjetësisht nga shërbimi policor.
Shikoni LISTËN NR.2
Shikoni LISTËN NR.1