Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turqia ndalon eksportin e mallrave në Izrael deri në arritjen e një armëpushimi

schedule09:56 - 9 Prill, 2024

schedule 09:56 - 9 Prill, 2024

Turqia ka vendosur të kufizojë eksportet në Izrael derisa Tel Aviv të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe të zbatojë një armëpushim, si dhe të lejojë kalimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Sipas një njoftimi të ministrisë, duke filluar nga kjo e martë një sërë produktesh do të ndalojnë eksportet në Izrael, ndërsa kujtojmë se Turqia “nuk ka lejuar shitjen e asnjë produkti apo shërbimi që mund të përdoret për qëllime ushtarake në Izrael”.

“Republika e Turqisë ka vendosur të kufizojë eksportet e produkteve në Izrael, si hap i parë, nga 9 prilli 2024.  Kërkesat e këtij vendimi do të zbatohen menjëherë”, tha ministria në një deklaratë.

Kufizimet do të përfshijnë lloje të ndryshme të produkteve të aluminit dhe çelikut, bojrave, kabllove elektrike, materialeve të ndërtimit, karburanteve dhe materialeve të tjera.

“Ky vendim do të mbetet në fuqi derisa Izraeli, në kuadrin e detyrimeve të tij sipas ligjit ndërkombëtar, të deklarojë një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe të lejojë kalimin e pandërprerë të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

“Në kontekstin e situatës serioze në Rripin e Gazës, apeli ynë për të gjithë anëtarët e komunitetit ndërkombëtar është që të bëjnë pjesën e tyre për të siguruar që Izraeli të përmbushë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar.

“Si shtet dhe popull i Republikës së Turqisë, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë dhe të mbështesim Palestinën dhe popullin e saj, siç kemi bërë deri më sot”, theksohet në deklaratë.

Kujtojmë se Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB miratoi një rezolutë që u bën thirrje shteteve të ndalojnë shitjen e armëve për Izraelin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!