Rusia ka goditur deri në 80 për qind të termocentraleve konvencionale të Ukrainës dhe gjysmën e hidrocentraleve të saj në javët e fundit, në sulmet më të rënda që nga fillimi i luftës, sipas një deklarate të hënën nga ministri ukrainas i energjisë, German Galushchenko .
“Deri në 80% të gjenerimit termik u sulmua. Më shumë se gjysma e prodhimit të hidrocentraleve dhe një numër i madh nënstacionesh, “u tha Galushchenko gazetarëve në Kiev, shkruan The Guardian.
“Ky është sulmi më i madh në sektorin energjetik të Ukrainës” që nga fillimi i luftës, shtoi ministri.
Stacioni më i madh bërthamor i vendit në Zaporizhzhia ka qenë nën kontrollin rus që nga fillimi i luftës.
Galushchenko tha se “shkalla dhe ndikimi i këtyre sulmeve është shumë më i madh” se sulmet e mëparshme gjatë dimrit nga viti 2022 deri në 2023, kur miliona njerëz vuajtën nga temperaturat e ngrira pa energji elektrike dhe ngrohje.
“Ne shohim se rusët i modifikuan armët,” tha ministri, duke shtuar se ata tani përdorin drone dhe raketa shpërthyese të stilit iranian që shkaktojnë më shumë dëme për çdo sulm./abcnews.al