Kryeministri kinez Li Qiang tha të dielën se shpreson se SHBA dhe Kina mund të jenë “partnerë, jo kundërshtarë”, duke iu drejtuar Sekretares së Thesarit të SHBA, Janet Yellen , e cila ndodhet në Pekin.
Nga ana e saj, SHBA tha se kjo marrëdhënie mund të përparojë vetëm përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm.
Today, I met with Premier Li Qiang to continue discussions between the U.S. and China on responsibly managing our economic relationship, with a level playing field for American workers and firms. I emphasized that we can only make progress if we directly and openly communicate. pic.twitter.com/ExhOEbCBcJ
— Secretary Janet Yellen (@SecYellen) April 7, 2024
Vizita e Yellen, e dyta e saj në Kinë brenda një viti, vjen në një kohë kur Uashingtoni dhe Pekini janë në mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, të tilla si aksesi në teknologjitë më të fundit, e ardhmja e Tajvanit apo edhe TikTok.
Në Kanton, Sekretari i Thesarit i SHBA-së u takua me zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng.
Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord të kenë “kontakte intensive për një zhvillim të balancuar ekonomik”, tha në një deklaratë të djeshme, të shtunën, Departamenti Amerikan i Thesarit.
/abcnews.al