VIDEO/ Guirassy mund Dortmund, Stuttgart dy vite të pamposhtur përballë “Verdhezinjve”

schedule20:56 - 6 Prill, 2024

schedule 20:56 - 6 Prill, 2024

Mund të duket e çuditshme, por ja që është e vërtetë. “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë harruar çdo të thotë të fitosh, përballë skuadrës së Stuttgart, me këta të fundit që kanë arritur pasditen e kësaj të shtune, një tjetër fitore, ndaj djemve të Edin Terzic, të tretën këtë sezon, teksa prej 2 vitesh janë të pamposhtur përballë tyre.

Fitorja e 3-të e sezonit erdhi në javën e 28-të, të kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, me “bomberin” ganez, Serhou Guirassy, i cili shënoi golin e vetëm, në “fortesën” e “Signal Iduna Park”, për të “fundosur” edhe një herë tjetër këtë sezon, skuadrën e Borussia Dortmund, me 28-vjeçarin, që ka vënë nën emrin e tij, 3 nga 4 gola e shënuar nga skuadra e Stuttgart, kundër “Verdhezinjve”.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, teksa pas këtij rezultati fantastik, skuadra e Stuttgart vijon të jetojë sezonin e “ëndrrave”, teksa ndodhen në vendin e 3-të, të tabelës, me 60 pikë, po aq sa “Bavarezët” e Bayern Munich dhe shanset janë të mëdha, që sezonin e ardhshëm, të jenë në UEFA Champions Legue, ndërsa “Verdhezinjtë” ndodhen në vendin e 5-të, me 53 pikë, po aq sa Leipzig i një vendi më lart. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: