Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kumbulla shqetëson Rejën, dëmtohet me Veronën

schedule15:35 - 3 Nëntor, 2019

schedule 15:35 - 3 Nëntor, 2019

Marash Kumbulla është dëmtuar në ndeshjen që Hellas Verona po luan më Brescian. Qendërmbrojtësi la fushën e blertë që në minutën e 16-të, pasi nuk mund të vazhdonte më. Fizioterapisti hyri në fushë dhe u mundua ta rikthente shtatlartin, por pa sukses.

Tashmë pritet të mësohet shkalla e dëmtimit të mbrojtësit dhe shpresohet të mos ketë diçka serioze. Nga çka u pa, bëhet fjalë për një problem muskulor dhe normalisht nuk është rrezikuar me të.

19-vjeçari ishte titullar së bashku me Amir Rrahmanin, ndërkohë në krahun tjetër Emanuele Ndoj e ka nisur ndeshjen nga stoli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!