Zgjedhje të parakohshme në veri? Analisti: Kurti po përpiqet të mbulojë lëshimet që ka bërë. Marrëdhëniet me SHBA, alarm për Prishtinën

schedule16:23 - 4 Prill, 2024

schedule 16:23 - 4 Prill, 2024

Analisti Melazim Koçi thotë se tensionimi i marrëdhënieve me SHBA është një gabim i pafalshëm dhe një alarm për Prishtinën. Në një intervistë për “Ballkan Update” me Linda Karadakun, duke komentuar vizitën e Albin Kurtit në veri të vendit, tha se tregon që po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

“Haradinaj ka të drejtë, është shoë. Duket që kemi të bëjmë me përpjekje thuajse priten zgjedhje të parakohshme dhe më shumë mu duk si fushatë, parafushatë zgjedhore që dje Kurti bëri në Mitrovicë. Dua të potencoj një aspekt tjetër. Kurti i ka pranuar të gjitha. Ka pranuar 24 hektarë t’i kthehen manastirit të Deçanit, asociacionin në Bruksel, Ohër dhe në letrën e tre liderëve. Tani ka pranuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve dhe me këto veprime tenton të mbulojë lëshimet që bën para elektoratit por çështja qendrore është kjo. Pse është dashur gjithë kjo përplasje me aleatët, veçanërisht SHBA dhe zhagitje e marrëveshjes. Nëse mbahen nesër zgjedhjet në veri, do të merren nga shumica atje dhe gjendja fare lehtë mund të kthehet aty ku ishte.

Nëse kjo bëhet, do të kthehemi 1 vit e gjysmë pas dhe nuk dihet se çfarë do të përfitojë Kosova me këtë. Kjo ka kosto të lartë sepse rëndojnë sanksionet dhe e dyta, Kosova është në përplasje me SHBA që është e dhimbshme dhe e pafalshme. Një zyrtar tha mbrëmë në një studio televizive se një zyrtar amerikan kishte thënë se sentitemin dominant në Kosovë është anti amerikan. Kjo është më e dhimbshme dhe mendoj se është alarm për klasën politike dhe qarqet intelektuale që të ndalin këtë që e dërgon Kosovën në humnerë. Kjo është e fundit që i është dashur Kosovës.”, tha Koci duke shtuar presidentja Vjosa Osmani duhet të bëjë më shumë në këtë aspekt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!