Gjyqtarët britanikë thirrje qeverisë të pezullojë shitjet e armëve në Izrael: Mund të jemi bashkëpunëtorë në gjenocid

schedule08:38 - 4 Prill, 2024

schedule 08:38 - 4 Prill, 2024

Tre ish-gjyqtarë të Gjykatës së Lartë i janë bashkuar më shumë se 600 ekspertëve ligjorë në thirrjen që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar t’i japë fund shitjes së armëve në Izrael.

Në një letër drejtuar kryeministrit Rishi Sunak, ata thonë se eksportet e armëve duhet të marrin fund pasi Mbretëria e Bashkuar rrezikon të shkelë ligjin ndërkombëtar.

Sunak tashmë po përballet me një presion në rritje ndërpartiake pasi shtatë punonjës të ndihmave u vranë nga forcat izraelite.

Burime partiake besojnë se sekretari i jashtëm, David Cameron, ka kërkuar që qeveria të forcojë qasjen e saj ndaj Izraelit, por është përballur me rezistencë nga Doëning Street.

Letra i bën thirrje qeverisë të punojë drejt një armëpushimi të përhershëm dhe të vendosë sanksione “për individët dhe subjektet që kanë bërë deklarata që nxisin gjenocidin kundër palestinezëve”.

“Mbretëria e Bashkuar duhet të marrë masa të menjëhershme për t’i dhënë fund, nëpërmjet mjeteve të ligjshme, aktet që shkaktojnë një rrezik serioz gjenocidi. Dështimi për të përmbushur detyrimet e veta sipas konventës së gjenocidit për të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocidin që ishin në fuqinë e saj do të shkaktonte përgjegjësinë e shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për kryerjen e një gabimi ndërkombëtar, për të cilin duhet bërë dëmshpërblim i plotë”, thuhet në letër.

/abcnews.al