“Lejohet marijuana? Më mbyti fare!”, Vettel batuta me gazetarin amerikan

schedule12:19 - 3 Nëntor, 2019

schedule 12:19 - 3 Nëntor, 2019

Një episod interesant ka ndodhur mes Sebastian Vettel dhe një gazetari. Piloti i Ferrarit do të niset i dyti sonte në çmimin e madh të Teksasit në SHBA. Gjermanin e ka shqetësuar diçka në provat e kësaj gare.

Marijuana nuk është ilegale në këtë shtet, por ndonjë tifoz ka preferuar të ndjekë provat me cigare hashashi ndezur. Era e ka shqetësuar Vettel, i cili nuk i ka kursyer batutat me gazetarët.

A është marijuana legale këtu në Teksas?“, ka pyetur piloti gazetarin e befasuar. “Ndjeja erën gjatë xhirove të kryera. Një çmenduri e vërtetë, sidomos në kthesën e parë dhe të 11-të. Gjithsesi, është gjithmonë kënaqësi të garosh këtu“, është shprehur Vettel duke buzëqeshur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!