Basha: Ndalimi i protestuesve, reagim frikacak i Ramës

schedule13:00 - 2 Janar, 2018

schedule 13:00 - 2 Janar, 2018

Statusin e parë nw facebook për vitin 2018, kreu i opozitës Lulzim Basha e nisi me akuza ndaj kryeminsitrit Edi Rama për ndalimin e protestuesve në natën e ndërrimit të viteve. Sipas Bashës ndalimi i protestuesve edhe në natën e ndërrimit të viteve është reagim prej frikacaku i Edi Ramës nga zemërimi masiv i qytetarëve, që falë bashkëqeverisjes së tij me krimin, janë sot me të varfrit në Europë.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës në facebook

Ndalimi i protestuesve edhe në natën e ndërrimit të viteve është reagim prej frikacaku i Edi Ramës nga zemërimi masiv i qytetarëve, që falë bashkëqeverisjes së tij me krimin, janë sot me të varfrit në Europë. Ndërsa me bekimin e tij kalojnë tonelata drogë drejt Italisë, policia e urdhëruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit të drogës, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetarët që u ngritën kundër dhunimit të kushtetutës, kundër emërimit të Edi Ramës kryeprokuror. Këto janë shenjat e tmerrit që i ka kapur nga protesta e radhës. Burgosja e qytetarëve nuk e shpëton dot Edi Ramën, sepse një popull të tërë nuk e burgos dot. Burgu është vendi për trafikantët, bashkëpunëtorët e krimit në pushtet, për të korruptuarit që Edi Rama po bën gjithçka për t’i mbrojtur, jo për qytetarët që ngrihen se nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve të tyre, ngrohjen në këtë dimër të acartë, nuk paguajnë dot faturat që rriten çdo vit. Me akte të tilla Edi Rama nuk bën gjë tjetër veçse po firmos me shpejtesi fundin e tij politik. Shqiptarët e vranë frikën 28 vite më parë. Kushdo që përpiqet të rikthejë sundimin përmes frikës, do të ketë të njëjtin fund!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!