Sulmi ndaj punonjësve të ndihmave, kryeministri polak: Kjo ngjarje vë në provë solidaritetin me Izraelin

schedule10:12 - 3 Prill, 2024

schedule 10:12 - 3 Prill, 2024

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka thënë se sulmi që vrau shtatë punonjës të ndihmave ka vënë në provë solidaritetin e vendit të tij me Izraelin.

Izraeli ka thënë se sulmi i cili vrau një shtetas polak bashkë me 6 të tjerë (shtetas të huaj) ishte i paqëllimshëm, por një numër i aleatëve të tij kanë shprehur kritika.

Mesazhi i Donald Tusk në një postim në rrjetin social X, iu drejtua kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ambasadorit të Izraelit në Poloni, Yacov Livne. Ai tha se “shumica dërrmuese e polakëve treguan solidaritet të plotë me Izraelin pas sulmit të Hamasit”.

Sot ju po e vendosni këtë solidaritet në një provë vërtet të vështirë. Sulmi tragjik ndaj vullnetarëve dhe reagimi juaj zgjojnë zemërim të kuptueshëm.”, ka shkruar Tusk në X.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!