Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Theu masën “arrest në shtëpi” dhe grabiti dy telefona, kapet 41-vjeçari në Tiranë

schedule13:01 - 2 Prill, 2024

schedule 13:01 - 2 Prill, 2024

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi vodhi dy telefona në një biznes. 41-vjeçari ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe më datë 25.03.2024 ka vjedhur një celular në një biznes në zonën e Unazës së Re, ndërsa më datë 01.04.2024, ka vjedhur një celular në një biznes në Rrugën e Kavajës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e vjedhur dhe veshjet të cilat autori i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!