Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E bujshme nga Spanja, Real Madrid interesohet për Edon Zhegrovën

schedule17:50 - 31 Mars, 2024

schedule 17:50 - 31 Mars, 2024

Me merkaton e verës që është ende larg, Real Madrid duket se i ka idetë e qarta. Edhe pse Mbappe dhe Davies mbushin faqet e gazetave pranë Los Blancos, në Madrid mund të ketë një transferim surprizë. Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, sulmuesin e Kosovës qëpo shkëlqen te Lille. Paraqitjet e tij në këtë sezon kanë sjellë interesin e gjigandëve spanjoll, sipas asaj që shkruan “Mas Fichajes”.

25-vjeçari është aktivizuar në 26 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 5 gola dhe ka dhuruar 5 asiste. Për të ky është sezoni i 3-të te Lille.
Florentino Perez, numri një i Real Madrid, është i vendosur të mos kursejë aspak në merkato. Përvecc këtyre emrave, të tjera afrime priten në verë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!