Kanabis drejt Maqedonisë, arrestohet 25-vjeçari në Pogradec

schedule10:31 - 2 Janar, 2018

schedule 10:31 - 2 Janar, 2018

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të trafikonte një sasi kanabisi drejt Maqedonisë përmes kufirit jeshil.

Bexhet Hoxhallari u kap mbi fshatin Guras të Tushemishtit duke transportuar 7.2 kg kanabis të fshehur në thasë.

Sipas policisë 25 vjeçari, banues në Buçimas- Pogradec, ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

Lënda narkotike ishte e ndarë në tre pako, thuhet në njoftimin e policisë, të cilat u sekuestruan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme./abcnews.al