Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në QSUT, si është gjendja shendetësore

schedule15:25 - 30 Mars, 2024

schedule 15:25 - 30 Mars, 2024

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar këtë të shtunë një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.

Lajmi është njoftuar nga Bashkia e Tiranës, e cila ka treguar se ndërhyrja u krye me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Tiranë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!