“Prioriteti i ‘Aleancës për Shqiptarët’, stabiliteti”/ Jajaga: Maqedonia e Veriut ndjek rrugën e Perëndimit, jo të Lindjes!

schedule16:22 - 29 Mars, 2024

schedule 16:22 - 29 Mars, 2024

Ziadin Sela kreu i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut iu bashkua Frontit Europian të Ali Ahmetit. Sela pranoi ofertën e liderit të BDI për të qenë në koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj.

“Aleanca për Shqiptarët” që drejtohet nga Ziadin Sela ka vendosur zyrtarisht t’i bashkohet koalicionit zgjedhor të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Në një intervistë në “Balkan Update” në ABC News, Tirona Jajaga Shef i shtabit qendror të ASH, u shpreh se bashkimi i shqiptarëve është forma më e mirë për të treguar që dinë të ecin përpara. Gjithashtu ai theksoi se Aleanca ka ditur gjithmonë që të bëjë përzgjedhje të mira në momentet më kyçe dhe më të mira për vendin.

“Aleanca ka ditur të dëshmojë që në momentet kyçe ka ditur të përzgjedhë. Forma më e mirë për të faktorizuar votën shqiptare është bashkimi i të gjithë subjekteve në këtë ombrellë”, ka thënë ai.

Gjithashtu Jajaga foli edhe për situatën ekonomike dhe politike në Maqedoninë e Veriut.

Shef i shtabit Qendror të ASH nënvizoi se stabiliteti është prioriteti i Aleancës për Shqiptarët  dhe se tendenca e Maqedonisë së Veriut është Perëndimi dhe jo Lindja.

/abcnews.al/