Erdogan: Nuk do të ndalemi derisa palestinezët të fitojnë lirinë dhe të jenë një shtet i pavarur

schedule15:46 - 29 Mars, 2024

schedule 15:46 - 29 Mars, 2024

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se vendi po bën përpjekje intensive për të rritur presionin ndaj Izraelit për të zbatuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim në Rripin e Gazës.

“Dje dërguam anijen e tetë në Egjipt me 125 mijë pako ushqimore që do të dërgohen në Gaza. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi, për aq sa na lejojnë fondet tona, për të ndihmuar kush ka nevojë”, tha ai.

Erdogan shtoi se Turqia do të vazhdojë të ndihmojë palestinezët.

“Ne nuk do të ndalemi derisa palestinezët të rifitojnë lirinë e tyre, tokat e tyre të pushtuara dhe shtetin e tyre të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Turqia po përpiqet të kalojë provën në Gaza, pasi e kaloi provën për Sirinë, provën për Somalinë, provë për Karabakun me sukses”. tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!