Njerëzit e verbër mund të “dëgjojnë” eklipsin e plotë të diellit me 8 prill. Teksa mijëra njerëz po përgatiten të shohin fenomenin e veçantë, krijimi i një pajisjeje të re do u japë mundësinë të verbërve por edhe personave me shikim të dëmtuar të shijojnë spektaklin diellor duke e dëgjuar.
Pajisja, e quajtur LightSound, përkthen ndryshimin e dritës në qiell në zë. Kur dielli është i ndritshëm, luan nota të larta flauti, ndërsa hëna fillon të mbulojë diellin, notat e rangut të mesëm janë ato të një klarinete.
“Në vitin 2017, më kujtohet qartë se ndihesha vërtet e veçuar. Në fakt e kam këtë kujtim të ndjenjës së pakënaqësisë që nuk mund të isha pjesë e këtij eklipsi në një farë mënyre.
Ne kemi shumë shqisa të ndryshme.Vetëm sepse është ndryshe nuk do të thotë se nuk ia vlen”, tha njëra prej tyre.
Pajisjet zanore do të jenë të disponueshme në tubimet publike më 8 prill në Amerikën e Veriut, ku do të zhvillohet një eklips total diellor. Hëna do të “mbulojë” plotësisht diellin për disa minuta.
Projekti LightSound është rezultat i një bashkëpunimi midis ëanda Díaz-Merced, një astronome që është e verbër, dhe astronomes së Harvardit, Allyson Bieryla.
/abcnews.al