Një grup artefaktesh janë publikuar sëfundmi në Britaninë e Madhe, ku mes tyre është edhe një helmetë e artë, e cila është përdorur gjatë luftrave mes mbretërive të krishtera edhe atyre pagane.
Bëhet fjalë për rreth 14 shekuj më parë, pikërisht rreth vitit 650 kur krishtërimi kishte më pak se dy shekuj që kishte hyrë në ishullin britanik.
Helmeta si edhe një kryq i artë bashkë me disa orendi të tjera të arta u gjetën gjatë kërkimeve me detektor nga një i apasionuar pas kësaj fushe, ndërsa konsiderohen si “një ndër zbulimet më të mëdha të arkeologjikë britanike”, raporton albeu.com.
Mendohet se helmeta i përket Mbretit Penda, i cili njihet për luftrat e mëdha të zhvilluara në ishull.