Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 144 numri i viktimave

schedule12:59 - 29 Mars, 2024

schedule 12:59 - 29 Mars, 2024

 Ka shkuar në 144 numri i të vrarëve nga sulmit terrorist në Moskë. Një person, i cili kishte pësuar plagë të rënda me armë zjarri dhe ishte në gjendje të rëndë, vdiq në spital, tha ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko, sipas agjencisë Interfax.

Ministri tha se mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar por nuk ia dolën dot.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e viktimës”, shtoi Murashko.

Crocus City Hall është teatri më i madh i Moskës, pjesë e një kompleksi të gjerë në periferinë veriperëndimore të Moskës.

Sulmi u krye pak para fillimit të një koncerti nga Picnic, një grup rock. Struktura mund të strehojë deri në 9 mijë persona, ndërsa biletat e shitura për ngjarjen e djeshëm ishin afërsisht dy të tretat e kapacitetit maksimal, por në çastin e sulmit terrorist jo të gjithë spektatorët kishin hyrë në sallë.

Qindra njerëz shpëtuan në bodrumin e ndërtesës, ku u strehuan pasi dëgjuan të shtënat dhe shpërthimet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!