Gjatë fjalës së fundvitit Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, deklaroi se bota ëshë në drejtimin e gabuar dhe apleoi për më shumë bashkëpunim ndërkombëtarë gjatë vitit 2018. Gutjerres, bëri thirrje për kapërcimin e sfidave të sigurisë në rritje për njerëzimit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje gjatë fjalimit tradicional të fundvitit, për bashkëpunim global në kapërcimin e sfidat në rritje për njerëzimin. Gutjerres theksoi se bota fatkeqësisht, është kthyer në kahun e kundërt dhe apeloi për bashkëpunim ndërkombëtarë gjatë vitit 2018.
Në mesazhin e tij në janar kur mori postin e sekretarit të përgjithshëm – ai kishte theksuar të njëjtin fakt – duke thënë se konfliktet janë thelluar nga ankthet globale rreth armëve bërthamore, pabarazive, nacionalizmit dhe ksenofobisë. Kreu i OKB, nënvizoi se vetëm bashkëpunimi duhet të jetë rruga e vitit 2018, duke shtuar se e ardhmja e njërzimit varet prej saj.
Gjatë fjalës së tij, Sekeretari i Kombeve të Bashkuar, shpjegoi se konfliktet janë thelluar dhe rreziqe të reja janë shfaqur në mbarë botën. Ankthet globale për armë bërthamore janë në nivelin më të lartë, që prej Luftës së Ftohtë, deklario ai – duke iu referuar testimeve të raketave balistike dhe armëve bërthamore nga Koreja Veriore. Në përfundim të mesazhit ai – vuri theksin tek rendësia që kanë politikat për mbajtjen nën kontroll të ndryshimeve klimatike dhe pabarazisë ekonomike, si plagë që kërkojnë zgjidhje./abcnews.al