Spanjë-Brazil nuk ishte një ndeshje miqësore, përveçse në letër. Nuk ka munguar tensioni, edhe pse rezultati ishte në ekuilibër, ku pas 90 minutash ndeshja përfundoi në 3-3.
Megjithatë, nga kampi i Brazilit ka pasur polemika, pasi sipas tyre të paktën një nga dy penalltitë e fituara nga Spanja, nuk ishte. Kjo miqësore u luajt pa ndihmën e VAR, ku vendimet i merrte në mënyrë direkte gjyqtari kryesor, me pak ndihmë nga i katërti.
Në Brazil nuk e kanë pritur mirë këtë barazim përballë Spanjës, duke akuzuar gjyqtarin e takimit, por dhe FIFA-n, teksa presidenti i Federatës Braziliane i është drejtuar FIFA me një letër ku kërkon nga kjo e fundit aplikimin e VAR në ndeshjet që do të luajë përfaqësuesja e tij, edhe kur bëhet fjalë për teste miqësore.
“VAR është dhe duhet të aplikohet edhe në këto ndeshje. Ne si Federatë e përdorim VAR edhe në kategoritë A,B,C,D edhe të moshat, përse nuk përdoret këtu”, u shpreh Ednaldo Rodrigues, presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit./h.ll/abcnews.al