Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

150 arrestime dhe sasi e madhe lënde narkotike e sekuestruar në një operacion blic në Itali

schedule10:45 - 2 Nëntor, 2019

schedule 10:45 - 2 Nëntor, 2019

Mbi 150 persona u arrestuan dhe sasi droge me vlerë dhjetëra miliona euro u sekuestruan gjatë një operacioni të gjerë nga Karabinierët e Perugia, në bashkëpunim me organet e policisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Mediat italiane bëjnë të ditur se është çmontuar një organizim i paparë dhe i papritur i trafikantëve ndërkombëtarë të drogës.

Që në orët e para të mëngjesit të së shtunës 2 nëntor, me dhjetëra agjentë policie, në Itali dhe në vende të tjerë të Europës, nën koordinimin e Eurojust, agjencinë e Bashkimit Europian që ndihmon administratat kombëtare të bashkëpunojnë për të luftuar terrorizmin dhe forma të tjera të krimit të organizuar, që prekin më shumë se një vend të Bashkimit Europian, kanë kryer arrestimet si dhe kontrolle të shumta në banesa.



Gjatë ditës policia italiane pritet të dalë në konferencë për shtyp për detaje të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!