Dënimi i Chelsea, nuk do ta besoni sa rregulla ka thyer klubi anglez

schedule23:46 - 1 Nëntor, 2019

schedule 23:46 - 1 Nëntor, 2019

Chelsea u dënua në fundin e sezonit të shkuar për shkak se kishte thyer disa rregulla sa i takon transferimeve të lojtarëve poshtë 21-vjeç. Blutë e Londrës u dënuan me një gjobë të konsiderueshme dhe me bllokim të dy merkatove, atë të verës që lamë pas, dhe merkaton e janarit që është dy muaj më vonë.

Sot, janë zbuluar detaje të reja sa i takon këtij dënimi dhe nuk do ta besoni sa rregulla kanë thyer Blutë e Londrës. Plot 150 rregulla ka shkelur bordi i Chelsea për 69 futbollistë që janë transferuar, të gjithë të dalë nga akademia e tyre.

Gjithsesi, Chelsea nuk po vuan shumë nga bllokimi i merkatos, pasi talentet që Frank Lampard ka në dispozicion janë të shumtë. Akademia e Chelsea gjithmonë ka prodhuar futbollistë të shumtë, por vetëm këtë sezon, po marrin minuta në këmbët e tyre. Hudson-Odoi, Tammy Abraham dhe Mason Mount janë vetëm disa nga lojtarët e rinj që po aktivizohen te klubi anglez këtë sezon./abcnews.al