VIDEO | Mposhtën PSG-në, festa e Dijon është e çmendur!

schedule23:25 - 1 Nëntor, 2019

schedule 23:25 - 1 Nëntor, 2019

Dijon mori sot një fitore historike përballë PSG-së, me rezultatin 2-1. Pasi Mbappe kaloi në avantazh kampionët e Francës, Dijon u kundërpërgjigj, duke shënuar dy herë dhe duke fituar një sfidë që asnjeri nuk iu dha asnjë shans.

Kjo fitore i nxjerr përkohësisht nga zona e ftohtë e renditjes lojtarët e Dijon, por as nuk duan t’ia dinë, pasi festa në dhomat e zhveshjes është e çmendur.

Një gazetar francez u fut në dhomë për të marrë disa intervista, por kapiteni i skuadrës i mori mikrofonin dhe së bashku me shokët e tij të skuadrës, kënduan këngën e Dijonit, si dhe brohoritën në kor emrin e kësaj skuadre. Ja pse futbolli është i bukur…/abcnews.al