EMRAT/ Trafikonin armë nga Shkodra në Tiranë, mes të arrestuarve edhe një efektive e Policisë së Burgjeve

schedule11:16 - 26 Mars, 2024

schedule 11:16 - 26 Mars, 2024

Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Repishti”, ku ata trafikonin armë nga Shkodra në Tiranë.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton Denisa Halilaj është efektive e Policisë se Burgjeve, ndërsa hetimi ka nisur prej disa kohësh dhe këta persona janë mbajtur në vëzhgim.

Sipas informacioneve, ka pasur një rrezik për dekonspirim të operacionit policor.

“Janë 5 persona të arrestuar. Do të kemi detaje të tjera në lidhje me këtë operacion. Ka qenë një hetim i nisur prej disa kohësh, janë mbajtur në vëzhgim nga sektori i anti-trafiqeve. Sa i përket personave që do të blinin armët, ende nuk e kemi një informacion të tillë. Dyshohet se do t’i shiteshin një grupi kriminal. Sipas informacioneve, ka pasur një rrezik për dekonspirim dhe që personat e arrestuar mund të largoheshin. Një shpjegim tjetër që na është dhënë, është se këto municione luftarake edhe mund të magazinoheshin dhe mund të shiteshin në kohë të ndryshme. Kjo ka bërë që aksioni të vijonte mbrëmjen e djesjme. Këto të paktën janë sqarimet e dhëna nga Policia e Tiranës”, raportoi ndër të tjera gazetari Leka.

Pesë personat e arrestuar lëviznin me dy mjete. Në të parin ishin dy persona të cilët kishin rol kqyrjen e rrugës dhe për të parë lëvizjet të patrullave të policisë derisa të mbërrinin nga Shkodra në Tiranë.

Në mjetin e dytë ishin 3 personat e tjetë. Pikërisht në bagazhin e kësaj makine e cila lëvizte në distancë të afërt me mjetin e parë u gjetën edhe 9 armët dhe municionet./abcnews.al