Befasi në Kosovë, Feronikeli zyrtarizon trajnerin e ri

schedule21:59 - 1 Nëntor, 2019

schedule 21:59 - 1 Nëntor, 2019

Mediet e Kosovës ishin të bindura se trajneri i ri i Feronikelit, do të ishte Albert Bunjaki, por klubi nga Drenasi ka zyrtarizuar sot Agim Sopin. Kampionët në fuqi të IPKO Superligës e zyrtarizuan sot trajnerin e ri, duke shkruar:

“FC Feronikeli njofton se Agim Sopi, është caktuar si kryetrajner i skuadrës, pas largimit nga kjo pozitë e Dejan Vukicevic. Sopi ka stërvitur sot skuadrën dhe është njoftuar me futbollistët, gjatë stërvitjes së rregullt në “Rexhep Rexhepi”.

Trajneri, Agim Sopi, është i njohur për kualifikimin e skuadrës së Maqedonisë së Veriut U21 në Kampionatin Evropian në rolin e trainerit, gjatë viteve 2014-2017.

Para se të merrte drejtimin e skuadrës së FC Feronikelit, Sopi drejtoi skuadrën suedeze Landskrona. Ai është i lindur në Shkup në vitin 1969, me prejardhje nga Kosova, por që jeton në Suedi qe një kohë të gjatë.

Sopi është trajner me karakter sulmues, ku formacioni i tij i preferuar është 4-2-3-1, i cili i përshtatet me përpikmëri skuadrës sonë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!