Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sezon për t’u harruar, Malaga e Keidi Bares mposhtet sërish

schedule20:42 - 1 Nëntor, 2019

schedule 20:42 - 1 Nëntor, 2019

Malaga nuk po kalon një sezon të mirë në La Liga 2. Klubi spanjoll ka në pronësi kartonët e dy futbollistëve shqiptarë, Keidi Bare dhe Armando Sadiku. Në takimin e sotëm në transfertë kundër Ponferritana, Malaga është mposhtur me rezultatin 1-0, duke mbetur shumë pranë zonës së ftohtë të renditjes.

Keidi Bare luajti 90 minuta në këtë sfidë, por nuk arriti të ndihmonte ekipin e tij të shmangte humbjen. Për më tepër, Bare luajti shumë i kujdesshëm pjesën më të madhe të takimit, pasi në minutën e 28-të, u ndëshkua me karton të verdhë.

Ndërsa Armando Sadiku, që ka shënuar 3 gola në La Liga 2, nuk ishte i grumbulluar për shkak dëmtimi. Pas 14 javësh kampionat, Malaga ka vetëm 14 pikë, duke u renditur në vend të 16-të, vetëm një pikë më shumë se ekipet e zonës së ftohtë të renditjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!