Makina shkrimi e Agatha Christie nga vitet 1930 dhe dorëshkrimi i romanit të saj të fundit për inspektorin Hercule Poirot, i cili është ruajtur në një kasafortë bankare për dekada, do të ekspozohen në Kembrixh.
Është një ekspozitë që trajton “sekretet e errëta në zemër të trillimeve kriminale”.
Në faqen e titullit të dorëshkrimit të zbehur dhe të brishtë është titulli i librit “Perde” i shkruar me germa të mëdha dhe në dorën e Agatha Christie, së bashku me emrin dhe adresën e saj Greenwich House në qytetin Devon në jugperëndim të Anglisë.
“Ajo e shkroi atë si dhuratë për vajzën e saj Rosalind. Siç e shpjegoi ajo, shkroi diçka për të gëzuar Rosalindin kur u kthye në shtëpi nga funerali”, tha kuratorja e ekspozitës dhe romancierja e krimit Nicole Upson.
Supozohet se aventura e fundit e Poirot, në të cilën vdes detektivi legjendar belg, u shkrua në fillim të viteve 1940 gjatë Luftës së Dytë Botërore me synimin për ta botuar atë në rast se Agatha Christie nuk i mbijetonte luftës.
“Asgjë nuk ishte e garantuar atëherë, por Agatha Christie shkroi shumë romane të tjera me Poirot para se të vdiste në 1976”, tha Upson./abcnews.al