Mbappe hedh “pas krahëve” humbjen ndaj Gjermanisë: Qëllimi mbetet i njëjtë, të fitojmë Euro 2024

schedule23:50 - 24 Mars, 2024

schedule 23:50 - 24 Mars, 2024

Erdhi një fitore në momentin më të mirë të mundshëm. “Pancerat” e Julian Nagelsmann hodhën pas krahëve humbjet ndaj Austrisë e Turqisë, teksa mbrëmjen së shtunës “përulën” në “fortesën” e Lionit, “Parc Olympique Lyonnais”, nënkampionët e botës, Francën, me rezultatin e pastër, 0 me 2, duke lumturuar jo pak tifozët e “Die Manschaft”.

Pavarësisht se për këdo nga tifozat francezë situata brenda përfaqësueses së tyre mund të duket disi “e nxehtë”, “bomberi”, Olivier Giroud ka “çdramatizuar” situatë, teksa shpre se më mirë që humbën tani se në qershor, kur të fillojë edhe Kampionati Europian e në krahun tjetër edhe Mbappe mendon si Giroud, me “yllin” e Gjelave”, i cili u shpreh se asgjë nuk ka rëndë para fitores së Euro 2024.

“Ideja mbetet e njëjtë, që është të fitojmë Kampionatin Evropian. Unë mendoj se nuk është e vështirë ta bësh këtë sepse të gjithë kanë të njëjtin qëllim. Ne kemi një grup të veçantë, të bashkuar, jemi shumë të lumtur dhe duam të bëjmë edhe më shumë duke fituar trofe”,- tha ish-kampioni i botës me Francën, në vitin 2018 dhe nënkampioni aktual. /i.m /abcnews.al