Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për 4 të dyshuarit për trafikim të 1 kg kokainë mes tyre edhe efektivin e operacionales Ervis Shkurta.
Për Enea Sulejmanin konkretisht caktoi burg pa afat, nërkohë burg me afat deri në 16.05.2024 për Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni, Ervis Shkurtan.
I plagosuri Enea Sulejmanit nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës por u përfaqësuar nga avokati i tij në seancë.
Përballë gjyqtarit të çështjes 2 të arrestuarit Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj gjatë seancës kanë kërkuar nga gjykata që të mos marrë parasysh dëshmitë paraprake pasi sipas tyre janë dhënë pa pranin e avokatit dhe sipas tyre nën trysni.
Ata kanë theksuar se nuk kanë lidhje me kokainën që ishte në makinën e Enea Sulejmanit.
Edhe efektivi i Operacionales, Ervis Shkurta ka mohuar përfshirjen në ngjarje duke pretenduar se nuk është ai poseduesi i numrit Britanik me pseudonimin “Visi i Pazarit” që kanë pretenduar të dyshuarit e tjerë.
Po ashtu ai ka kërkuar lirinë edhe për shkak të problemeve shëndetësore që ka një nga fëmijët e tij.
Mbrojta ka kërkuar masë më të butë sigurie, po ashtu mohon faktin që ata të kenë pasur dijeni për drogën.
Mbrojtja e Ervis Shkurtës pretendon se nga raportet e policisë nuk del që të përmendet emri i efektivit Shkurta.
Ndërkohë prokuroria, ka kërkuar që ti lërë në qeli duke argumentuar se ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin e arsyeshëm.
Gjatë hetimit dy mujore janë përdorë edhe metoda speciale të hetimit, si blerjet e stimuluara dhe përgjimet.