Dy persona humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë në Bruksel, gjatë dy incidenteve të veçanta. Të shtënat e para, të cilat lanë një person të vdekur, u dëgjuan në Laeken, në periferi veriore të kryeqytetit belg, sipas një zëdhënësi të policisë së Brukselit.
Pak orë më vonë, të shtëna me armë u raportuan në një lagje pranë qendrës, ku u gjet një burrë i plagosur rëndë. Ai u dërgua në spital por fatmirësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Sulme me armë që duket se lidhen me tregtinë e drogës kanë ndodhur që nga fillimi i shkurtit në kryeqytetin belg. Nën presionin pas këtyre incidenteve, autoritetet vendase prezantuan në fund të shkurtit strategjinë e tyre për të përballuar këtë valë dhune.
/abcnews.al