VIDEO/ “Aspirinat” mposhtin “Gjelat”, prodhimet e Leverkusen “përulin” Francën në Lion

schedule22:56 - 23 Mars, 2024

schedule 22:56 - 23 Mars, 2024

Erdhi një fitore në momentin më të mirë të mundshëm. “Pancerat” e Julian Nagelsmann hodhën pas krahëve humbjet ndaj Austrisë e Turqisë, teksa mbrëmjen e kësaj të shtune “përulën” në “fortesën” e Lionit, “Parc Olympique Lyonnais”, nënkampionët e botës, Francën, me rezultatin e pastër, 0 me 2, duke lumturuar jo pak tifozët e “Die Manschaft”.

Ndryshe nga çka jemi mësuar protagonist kryesorë nuk ishin prodhime të “Bavarezëve” të Bayern Munich, por të lidërve aktual të Bundesliga, Bayer Leverkusen, me “fantazistin” Florian Ëirtz, i cili shënoi një “perlë”, vetëm 7 sekondash pas fillimit të lojës dhe ish-“yllit” të “Aspirinave”, Kai Havertz, që në minutën e 49’-të, të pjesës së dytë dërgon topin në rrjetën e Samba, për të “vulosur” fitoren e pastër.

Falë kësaj fitoreje të madhe, tashmë duket se “Pancerat” janë gati për miqësoren e radhës, teksa mbrëmjen e 26 marsit do të presin në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit, “Tulipanët” e Holandës, në një klasike të vërtetë evropiane, ndërsa “Gjelat” e Francës do të përballen me Kilin, “Stade Velodrome”, të Marsejës, po në 26 mars. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN:

Goli i Florian Wirtz, 0-1

Goli i Kai Havertz, 0-2

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!