Detaje të reja kanë dalë nga atentati me një viktimë të dyshuar dhe dy të plagosur. Makina drejt së cilës është qëlluar i përket prokurorit Arjan Ndoji.
Dyshohet për një viktimë, por kjo nuk është ende e konfirmuar.
Gazetarja e Abc News bën me dije se njëri prej personave që ndodhej në makinën e prokurorit Ndoji ishte një personazh i njohur për policinë.
Bëhet fjalë për Landi Muharremin, i cili në vitin 2016 u akuzua se rrahu keq biznesmenin libanez Fadi Mitri që po investonte në zonën e Durrësit. Ky i fundit është në gjendje të rëndë.
Pas rrahjes nga grupi i Landi Muharremit, biznesmeni u largua menjëherë nga Shqipëria. /abcnews.al