Vuçiç: Serbia nuk po përgatitet për luftë

schedule22:22 - 22 Mars, 2024

schedule 22:22 - 22 Mars, 2024

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë të premten se Serbia “nuk është duke u përgatitur për luftë” me Kosovën, pas pretendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se shteti serb e dërgoi ushtrinë e vet “disa metra” afër kufirit me vendin fqinj të enjten.

“Serbia nuk do të futet në luftë, do ta presë momentin për veprimin e saj politik”, tha Vuçiç për televizionin serb Prva.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.

Më herët gjatë ditës, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se ia kanë bërë me dije Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.

“Në Serbi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e di mirë se çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm, do të konsiderohej rrezikim i forcave të NATO-s, që janë aty për të mbrojtur popullsinë, shqiptarët dhe serbët. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës”, tha O’Brien.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!